Sporti

Lampard: Nuk shënojmë sa duhet, klubi duhet të rindërtohet

05/26/2023 09:07
nga:E K

Frank Lampard komentoi humbjen 4-1 dje kundër Manchester United. Anglezi tha se mangësia e ekipit të tij është se nuk po shënojnë gola duke mos i përdorur mirë mundësitë e krijuara.

“Numri ynë i golave të shënuar këtë sezon tregon se është problem. Nuk shënojmë gola të mjaftueshëm. Patëm raste në pjesën e parë. Mënyra se si u mbrojtëm në pjesën e dytë tregon pse luajtëm ndonjëherë me pesë prapa”, ka pranuar trajneri i bluve në një prononcim për Sky Sports, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jemi të zhgënjyer. Ne duhet të bëjmë shumë më mirë se kaq. Një sezon i gjatë po i vjen fundi. Janë disa detaje që duhen punuar çdo ditë për të kryer gjërat thelbësore, ky është një fakt. Është një vit i keq për klubin. Duhet të kuptojmë se çfarë është e gabuar dhe të përmirësohemi. Duhet të rindërtojmë. Klubi do të përmirësojë skuadrën gjatë verës. Gjërat duhet të evoluojnë”, përfundoi Lampard.

/GazetaBlic Sport/