Lajme

Lama: Në situatën aktuale Kosova e ka pozicionin e dobësuar në raport me BE-në!

06/03/2026 14:25
nga:Y I

Presidenti i KE-së, Antonio Costa, sot po qëndron për vizitë në Kosovë.

Costa ka mbajtur takim me U.D së Presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Presidenti i KE-së, Costa, do të zhvillojë takim edhe me kryetarët e partive të tjera.

Në lidhje me vizitën e Costa-s në këto momente në Kosovë ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Lama tha se mesazhi i tij pritet të jetë themelimi i institucioneve dhe dhënia fund e krizës.

“Presidenti i KE-së është në Kosove në saj të turit të tij në Ballkanin Perendimor para samitit të BE-BP që pritet të mbahet në Mal te Zi.Besoj se mesazhi i tij do të jetë kërkesa per te themeluar institucionet pas zgjedhjeve, dhe për ti dhene fund krizës” deklaroi Lama për “Gazeta Blic”.

Ish-ambasadorja Lama tha se në situatën aktuale Kosova e ka pozicionin e dobësuar në raport me BE-në.

“Në situatën aktuale Kosova e ka pozicionin e dobësuar në raport me BE-në dhe po shihet si nje vend pa stabilitet institucional” theksoi ish-ambasadorja Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Prishtinë se Bashkimi Evropian e mbështet vazhdimisht Kosovën dhe proceset e saj eurointegruese.

Costa ka theksuar se, në prag të zgjedhjeve, mesazhi i tij është që partneriteti me BE-në vjen me përgjegjësi dhe se integrimi evropian duhet të jetë prioritet përtej ndarjeve politike.

/Gazeta Blic/

‘Mesazhi kryesor, formimi i shpejtë i institucioneve’- Analistës për vizitën e Antonio Costa-s në Kosovë!