Nesër pritet të mbahet seanca e 23-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.
22 seancat paraprake kanë dështuar për shkak se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur t’i sigurojë numrat e nevojshëm për votimin e kryeparlamentarit.
E një situatë e ngjashme pritet të jetë edhe nesër në Kuvend.
Kështu ka deklaruar për “Gazeta Blic”, ish-ambasadorja e Kosovës në Itali njëherësh dr.në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Alma Lama.
Lama tha se nuk pritet asgjë e re nesër për zhbllokimin e situatës pasi sipas saj të gjitha subjektet politike presin çfarë do te vendose Gjykata Kushtetuese në lidhje me mënyrën e votimit.
Ajo tha se tashmë është e dukshme që Lëvizja Vetëvendosje e ka bllokuar Kuvendin dhe nuk ka vullnet politik për ta zgjidhur situatën.
Lama këtë e cilësoi si ‘pengamrrje të institucioneve’.
“Nesër mbaset seanca e 23-të për Konstituimin e Kuvendit dhe nuk pres që do të ndodhë ndonje zhvillim për zhbllokimin e situatës. Besoj se te gjitha subjektet po presin çfarë do te vendose Gjykata Kushtetuese në lidhje me kërkesen përsa i përket mënyres se votimit. Eshtë evidente qe VV-ja e ka bllokuar Kuvendin dhe nuk ka vullnet politik për ta zgjidhur situatën. Por kjo po dëmton interesat e Kosoves dhe qytetareve. Kjo është pengmarrje e institucioneve dhe si pasoje Kosova ka hyrë ne nje krize institucionale.Mendoj se vetem presioni qytetar mund ta ndryshoje gjendjen por ai nuk po duket askund” tha Lama për “Gazeta Blic”.
Ish-ambasadorja Lama tha se VV-ja ka për qëllim të zvarrisë bllokaden,pasi nuk i ka numrat per krijimin e qeverise, dhe do te shkojë në zgjedhje të jashtezakonshme së bashku me ato lokalet.
“Vv si duket ka per qellim te zvarrise sa me gjate bllokaden pasi nuk i ka numrat per krijimin e qeverise dhe do te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme se bashku me ato lokalet. Kurse subjektet e tjera nuk jane te bashkuar per te krijuar nje bllok qe do te bente qeverine. Tani me shume jane te fokusuara ne zgjedhjet lokale, ato nuk kane guxim te marrin pushtetin dhe per kete treguasi me i mire eshte fakti qe nuk i jane drejtuar GJK per te zgjidhur krizen e bllokades se konstituimit” tha Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


