Lajme

Lajmi i tmerrshëm: Fundoset anija, mbyten 43 emigrantë

07/04/2021 16:04
nga:Gazeta Blic

43 emigrantë janë mbytur në brigjet e Tunizisë pasi anija më të cilën ata po udhëtonin u fundos.

Refugjatët ishin nisur nga Libia drejt Italisë ndersa në bord ishin 127 persona. 84 prej tyre arritën të shpëtojnë.

Viktimat ishin të moshave nga tre deri në 40 vjeç dhe kishin prejardhjen nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin më shumë se 550 persona kanë humbur jetën këtë vit në përpjeke për të udhëtuar drejt vendeve te bashkimit evropian.