Sporti

LAJMI I FUNDIT: UEFA zbulon detaje nga gjendja e Eriksenit

06/12/2021 19:30
nga:L J

Christian Eriksen ka shokuar botën e futbollit, pasi ra pa ndjenja në minutën e 45’të të sfidës Danimarkë – Finlandë.

Lojtari mbeti pa ndjenja për 10 minuta në fushë dhe më pas u largua nga fusha me oksigjen, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak minutave, UEFA ka reaguar në lidhje me gjendjen e lojtarit, ku tha se ai është mirë.

UEFA njoftoi se Christian Eriksen u shtrua në spital dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

“Pas urgjencës mjekësore që përfshin lojtarin e Danimarkës Christian Eriksen, një takim ka ndodhur me të dy ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në 19:45”.

/GazetaBlic Sport