Lajme

Tragjedia e Gllogjanit, arrestohet edhe një person

02/05/2022 08:38
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me tragjedinë e Gllogjanit.

“VRASJE E RËNDË Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, javë më parë policia kishte arrestuar edhe tre persona në lidhje me rastin, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Në mbrëmjen e 26 nëntorit, në fshatin Gllogjan të Deçanit, autobusi i cili po bartë nxënës u qëllua me breshëri kallashnikovi ku i vdekur në vend mbeti shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

Si pasojë e të shtënave të pakontrolluara në drejtim të autobusit me nxënës, plagë të rënda morën edhe dy nxënës, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj e që më pas ndërruan jetë nga plagët e marra.

Në këtë rast, i plagosur mbeti edhe një nxënës tjetër i cili arriti t’u mbijetonte plagëve nga arma e zjarrit.

Zbulohen detaje të panjohura nga vrasja në Gllogjan, gjithçka lidhet me një ngjarje të rëndë ndodhur në vitin 2020