Lajme

Zbulohen detaje të panjohura nga vrasja në Gllogjan, gjithçka lidhet me një ngjarje të rëndë ndodhur në vitin 2020

12/11/2021 20:51
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte tre persona si të dyshuar për vrasjen në Gllogjan të Deçanit.

Të dyshuarit për sulmin e 26 nëntorit ku mbetën të vdekur Gani Gjokaj dhe dy nxënësit Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj, raportohet se janë pjesëtarë të një familjeje konkretisht babai me dy djemtë.

Kjo ngjarje e rëndë duket se ka zanafillë që në vitin 2020 dhe lidhet me një të re e cila i kishte dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë.

Arsyeja që 20 vjeçarja me inicialet H.M. i kishte dhënë fund jetës, dyshohet të jetë shoferi i vrarë Gani Gjokaj.

Mbrëmjen e sotme pritet që Prokuroria të mbajë konferencë për media.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.

Arrestohen tre persona për vrasjen në Gllogjan