Sporti

LAJMI I FUNDIT/ Rrahje mes tifozëve të Drenicës dhe Malishevës

03/13/2022 14:41
nga:L J

Ndeshja mes Drenicës dhe Malishevës ka mjaft tensione në fushë dhe në tribuna.

Skuadra e Malishevës aktualisht është në epërsi me rezultatin 2:3 ndaj Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas golit të tretë të shënuar nga Agon Xhaka, kishte përplasje në tribuna mes dy tifozerive të cilat janë të pranishme në “Bajram Aliu” të Skenderajt.

Tifozët e Drenicës dhe ata të Malishevës për disa sekonda kishin fërkime – ku kishte edhe të lënduar nga kjo përleshje fizike.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 81’të e ndeshjes.

/Gazetablic Sport