Ka përfunduar xhiroja e fundit e Premierligës.
Xhiro e fundit ishte vendimtare për tri skuadra që luftuan deri në fund për kualifikim në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Liverpool ka fituar në shtëpi ndaj Crystal Palace me rezultat 2-0.
Mane shënoi dy golat për Liverpoolin në këtë takim, fillimisht në minutën e 36’të dhe pastaj në të 74’tën.
Chelsea pësoi humbje në udhëtim ndaj Aston Villas me rezultat 2-1, megjithatë arriti të kualifikohet në Champions League, pasiqë edhe Leicester dështoi të fitoj në shtëpi ndaj Tottenham.
Aston Villa shënoi e para me Traoren në minutën e 43’të të takimit. El Ghazi dyfishoi epërsinë ndaj Chelseat në minutën e 52’të. Kurse golin e vetëm e shënoi Ben Chillwell.
Ndërkohë Leicester pësoi humbje me rezultat 2-4 ndaj Tottenham.
Jamie Vardy shënoi dy gola nga penalltia për Leicester Cityn, kurse për Tottenham shënuan, Harry Kane, Bale (2) dhe një autogol nga Schmeichel.
Liverpool kualifikohet nga pozita e 3’të në tabelën e Premierligës, ndërsa Chelsea nga pozita e 4’të, kurse Leicester City duhet të mjaftohet me pjesëmarrje në Europa League.
/GazetaBlic Sport/


