Sporti

LAJMI I FUNDIT: Pas ndeshjes ndaj Ballkanit, sulmohet autobusi i KF Llapit

03/06/2022 16:47
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka fituar sot derbin ndaj Llapit me rezultatin minimal 1:0, me golin e Ermal Krasniqit në minutën e 74’të të ndeshjes.

Pas përfundimit të derbit, KF Llapit i doli edhe një problem aspak i pritur, shkruan GazetaBlic Sport.

Autobusi i klubit të KF Llapit është sulmuar me gurë nga një tifoz – i cili menjëherë është kapur nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar.

GazetaBlic Sport merr vesh se asnjë anëtar i klubit të Llapit nuk është lënduar nga ky sulm që iu erdhi pas ndeshjes.

Kujtojmë se këto dy skuadra ka kohë që kanë rivalitet mes vete…