Sporti

LAJMI I FUNDIT: Ndeshja Shkupi – Shkëndija nuk do të vazhdojë

11/09/2022 14:00
nga:L J

Ndeshja e Kupës së Maqedonisë së Veriut mes Shkupit dhe Shkëndijës është ndërprerë.

Ky takim u luajt për vetëm 10 minuta dhe nuk do të vazhdojë më sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas 10 minutave lojë – kur Elezi realizoi gol, tifozët vendas të Shkupit u futën në fushë dhe filluan trazirat, me ç’rast u ndërpre takimi.

Ky duel nuk do të vazhdojë dhe pritet të mirret vendimi në ditët e ardhshme.

Ja pamjet e skandalit: