Cristiano Ronaldo u propozua në Itali për atë që do të kishte qenë një rikthim i jashtëzakonshëm.
Interi dhe AC Milan ishin dy skuadrat ku ai u propozua – pasi portugezi dëshiron të largohet nga Manchester United. Cristiano Ronaldo javët e fundit ka qenë një mundësi për Interin dhe Milanin. Në fakt, nga fundi i qershorit deri në fillim të korrikut, sulmuesi portugez u propozua nga Jorge Mendes sepse ai do të luajë në UEFA Champions League.
Megjithatë dy klubet e Milanos e refuzuan ofertëm, për shkak të pagës së portugezit. Sipas mediave italiane, do të duheshin rreth 45 milionë bruto për të paguar pagën e tij në vitet e qëndrimit.
/GazetaBlic Sport


