Lajme

LAJMI I FUNDIT: Kurti të enjten udhëton për në Bruksel, “ultimatumi” i emisarëve pati efekt?

10/24/2023 11:52
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet që këtë javë të udhëtoj për në Bruksel. Më saktësisht ai ditën e enjte do të jetë në keyeqendrën evropiane.

Kështu kanë bërë të ditur burime diplomatikë të Gazeta Blic.

Ky udhëtim i Kurtit për në Bruksel vjen vetëm pak ditë pasi në Kosovë ishin emisarët e pesë vendeve të QUINT-it, në krye me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajcak.

Në këtë takim emisarët i kishin kërkuar Kurtit që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet në veri dhe të filloj implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë, sipas burimeve të Gazeta Blic të enjten pritet që formati i takimeve për dialogun do të jetë ndryshe, gjegjësisht përfaqësimi.

Sipas këtyre burimeve, pos ndërmjetësve të BE-së në takim pritet të jetë edhe një zyrtar i SHBA-ve, megjithëse ende nuk është konfirmuar përfundimisht formati i takimit.

Gazeta Blic ka provuar që ta konfirmoj këtë udhëtim të Kurtit për në Bruksel, megjithatë nga Qeveria nuk kanë folur.

Ndryshe, dje Gazeta Blic ka raportuar se Kurti në takimin e së shtunës me “Pesëshen e Emsiarëve” ka pranuar kërkesat e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe për fillimin e implementimit të Asociacionit.

 

Takimi me 5-shën SHBA–BE / PO-ja e madhe e Albin Kurtit: Pranon Asociacionin dhe zgjedhjet në Veri

Poashtu Gazeta Blic duke u thirrur në burime ka raportuar se Kurti shpejt pritet të udhëtoj për në Bruksel.

Është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ai i cili në një intervistë dhënë për Gazeta Blic ka konfirmuar se ultimatumi i emisarëve ishte që rezultatet e Kurtit duhet të fillojnë më së largu në javën e parë të nëntorit.

 

Lutfi Haziri: Kurtit i kanë dhënë “ultimatum” për ‘Zajednicën’ deri në fillim të nëntorit

”Implmentimin e marrëveshjes dhe vetëm implementimin e marrëveshjes, pa kushtëzime e pa të drejtë që të pengohet. Plus asaj, nuk pranohet vetëm angazhimi deklarativ, por implementim i mënjehërshëm dhe i prekshëm i planit Kurti-Vuçiq”, tha ai për Gazeta Blic.

Intervista e plotë e Hazirit:

Gazeta Blic: Keni deklaruar se do të shokohen besimtarët e Kurtit, pas takimit me pesë emisarët. A i bie kjo që Kurti e pranon Asociacionin?

Lutfi Haziri: Tashmë ajo çështje nuk diskutohet sepse marrëveshja e 28 shkurtit, respektivisht e 17 marsit, e konfirmon pranimin e Asociacionit nga ana e Kurtit, por tani po flasim për fazën e implementimit. Tash po hyhet në fazën e implememtimit, e cila nënkupton draftimin e statutit, i cili është dokument që e legalizon, legjitimon dhe e funksionalizon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin Kurti e ka shfrytëzuar si kauzë për të ardhur në pushtet.

Gazeta Blic: Çka përmban ky plan i ri i sjellë nga pesëshja e emisarëve?

Lutfi Haziri: Për planin e ri nuk ka folur as ndërmjetësi ndërkombëtar e as z. Kurti. Kur jemi këtu, z. Kurti e ka bërë praktikë që proceset t’i mbajë të mbylluara, të mos i ndaj me askënd, në parimin ‘one man show’. Natyrisht, ky dokument i prezantuar është sekuencim dhe mënyrë e implemetimit në parimet që janë diskutuar para 24 shtatorit, që nënkupton zbatim paralel nga Kosova dhe Serbia, për t’i kryer obligimet e tyre. Këtu në mes kemi një situatë të re, 24 shtatori, ku si situatë po shkon drejt mbylljes së hetimeve dhe asgjë tjetër.

Gazeta Blic: Çka saktësisht kjo pesëshe kërkoi nga Kurti?

Lutfi Haziri: Implmentimin e marrëveshjes dhe vetëm implementimin e marrëveshjes, pa kushtëzime e pa të drejtë që të pengohet. Plus asaj, nuk pranohet vetëm angazhimi deklarativ, por implementim i mënjehërshëm dhe i prekshëm i planit Kurti-Vuçiq. Kohë nuk ka shumë, janë shkelur të gjitha vijat e kuqe dhe është hapi i parë deri në fund të javës së parë të nëntorit, ndërkaq hapi tjetër, po ashtu, i koordinuar dhe rezultatet duhet të bëhen të pranueshme.

Kurti merr pjesë në panelin diskutues të organizuar nga “The Economist”