Lajme

Kurti merr pjesë në panelin diskutues të organizuar nga “The Economist”

10/24/2023 11:52
nga:N K

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Në fjalën e tij, ai theksoi se “Momenti aktual, kërkon mbështetje të palëkundur për demokracinë dhe mbrojtësit e saj. Ne duhet të bashkohemi, si forca që kundërshton elementet destabilizuese që përbëjnë një kërcënim të madh për demokracinë”.

Pasi prezantoi dhe realitetin në Kosovë e sukseset e vendit tonë, Kryeministri Kurti shtoi se “Demokracia është një realitet konkret për ne, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin”.