Lajme

LAJMI I FUNDIT: Humb jetën një person nga të shtënat me armë në lagjen ‘Arbëria’

03/18/2023 14:38
nga:Y I

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” vdekjen e një personi nga gjuajtja me armë në lagjen Arberia të Prishtinës.

Ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje” tha për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

 

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë