Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë një person i cili ka sulmuar sot portierin, Stivi Frashëri gjatë ballafaqimit Gjilani-Ballkani, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 27’të të Superligës së Kosovës në futboll.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se është arrestuar një person, teksa po punohet që të arrestohen edhe të dyshuarit tjerë.
“Një person e kemi arrestuar, jemi duke punuar edhe për disa te tjere, i arrestuari dyshohet se ka marrë pjesë në incidentin në ndeshjen e futbollit në Gjilan. Po punohet edhe për personat e tjerë”, tha Hashani.
Kujtojmë se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët e Gjilanit pas golit të Enea Koliçit, me ç’rast mori disa goditje dhe përfundoi në spital me urgjencë.
/GazetaBlic Sport


