Lajme

LAJMI I FUNDIT: Ambasadorët e BE-së vulosin liberalizimin e vizave për Kosovën

12/20/2022 11:31
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve evropiane, Demush Shasha, thotë se ambasadorët e BE-së sapo kanë vulosur liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Shasha thotë se ky është hapi i fundit për këtë vit dhe në muajt e parë të vitit 2023 do të bëhet votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme.

“Ambasadoret e BE-së sapo vulosën liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave. Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, shkruan Shasha.