Sporti

Lajm i mirë për Xavin – Fati pritet të rikthehet shumë shpejtë

03/28/2022 23:48
nga:E K

Ansu Fati po vazhdon rikuperimin e tij nga lëndimi.

Talenti i Barcelonës, është përballur me disa lëndime të njëpasnjëshme që e kanë lënë për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Xavi ka marrë një lajm të mirë pasi që anësori i talentuar pritet të rikthehet në ekip së shpejti.

Testimet e bëra sot kanë treguar se tekniku spanjoll, Xavi mund të llogarisë në shërbimet e Fatit që nga gjysma e prillit.

/GazetaBlic Sport.