Sporti

Lajm i mirë për tifozët e Milanit, Maldini dhe Massara rinovojnë kontratat

06/30/2022 18:35
nga:L J

Më në fund vjen një lajm i mirë për tifozët e Milanit.

Dy drejtorët e ekipit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë rinovuar kontratat me ekipin kuqezi, përcjell GazetaBlic Sport.

Calciomercato.com raporton se Paolo Maldini ka pranuar dhe nënshkruar propozimin e fundit për kontratë nga Milani, vetëm në pritje të njoftimit.

E njëjta gjë vlen edhe për Frederic Massara.

/GazetaBlic Sport