Sporti

Lajm i mirë për futbollin kosovar: Fituesi i Kupës së Kosovës edicionin e ardhshëm do e nis nga rrethi i dytë i “Europa Conference League”

08/19/2022 13:00
nga:E K

Suksesi i jashtëzakonshëm i Ballkanit ka bërë që liga e Kosovës të ngritet më lartë në koeficientin e klubeve në UEFA.

Ballkani është pranë kalimit në fazën e grupeve pasi dje mposhti në fazën Play-Off’it, Shkupin me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Superliga e Kosovës ka përfituar nga kjo duke u renditur e 33’ta, duke lënë pas kështu shumë vende të njohura, poashtu edhe vende të rajonit si Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Mali Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo renditje e re i lejon fituesit të Kupës së Kosovës që në edicionin e ri të garojë nga rrethi i dytë i “Europa Conference League”.

Edicionin e fundit, fituesi i Kupës së Kosovës, e ka nisur garimin në Ligën e Konferencës nga raundi i parë kualifikues.

Superliga e Kosovës ia sheh “hajrin” suksesit të Ballkanit – Kosova shënon ngritje në koeficientin e klubeve

/GazetaBlic Sport/