Sporti

Lajm i mirë për Chelsea, ylli i Manchester Cityt mungon në finalen e sotme

05/29/2021 15:08
nga:E K

Chelsea ka marrë një lajm shumë të mirë përpara ndeshjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Londinezët përplasen me Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve në “Estadio Do Dragao” në Porto sonte me fillim nga ora 21:00 dhe kur kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshje kampionët e sapo kurorëzuar në Premier League kanë humbur shërbimet e mesfushorit Ilkay Gundogan.

Reprezentuesi gjerman ka qenë një nga lojtarët më të mirë të “Cityzens” këtë sezon. Megjithatë, tani ekziston mundësia që ai të humbasë ndeshjen kryesore të sezonit në Portugali sot më vonë.

Është raportuar se Gundogan pësoi një dëmtim në prag të lojës gjatë seanncës së fundit stërvitore të Cityt. Reprezentuesi gjerman thuhet se u rrëzua nga një shok skuadre që e la atë në tokë. Pas kësaj, mesfushori u largua nga fusha e stërvitjes, duke çuar në shqetësime rreth aftësisë së tij.