Sporti

Lajm i mirë për Arsenalin: Mbrojtësi rifillon stërvitjen para ndeshjes me Atleticon

04/28/2026 17:13
nga:L J

Lajm i mirë për Arsenalin përpara njërës prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Ylli italian Riccardo Calafiori iu bashkua shokëve të tij të ekipit në stërvitje të martën, një ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

“Topçinjtë” po përgatiten për një betejë të ashpër me Atletico Madridin e Diego Simeones. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin Metropolitano të mërkurën, më 29 prill, ndërsa ndeshja e kthimit në Londër është planifikuar për të martën, më 5 maj, në Emirates.

Sipas Football London, paraqitja e lojtarit italian në qendrën stërvitore është një shenjë e qartë se ai do të jetë i disponueshëm për udhëtimin në kryeqytetin spanjoll.

Ky është një lajm i madhe për mbrojtjen e londinezëve përpara përballjes me kundërshtarin e fortë spanjoll.

/GazetaBlic Sport/