Sporti

Lajm i mirë për Allegrin, ja kur pritet të rikthehet në fushë Chiesa

09/16/2022 22:49
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Juventus po kalon në një krizë të rezultateve.

“Zonja e Vjetër” nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Serie A e as në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një lajm i mirë vjen për trajnerin Allegri, Federico Chiesa është afër rikthimit në fushë.

Kujtojmë se anësori i djathtë ka munguar në fushën e futbollit që nga janari i këtij viti për shkak të një dëmtimi në ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit.

Sipas Sky Sports Italia, kampioni i Evropës do të vihet në dispozicion të Massimiliano Allegrit pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve kombëtare, që do të nisin javën e ardhshme.