Sporti

Lajm i keq për tifozët e Milanit, Leao nuk është gati për ndeshjen ndaj Interit

05/10/2023 19:18
nga:Mergim Rreci

Milan dhe Inter do të përballen sonte në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Pritet të jetë një ndeshje e ‘zjarrtë’ në San Siro, me dy skuadrat që kërkojnë fitoren e madhe dhe një rezultat sa më pozitiv para ndeshjes kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.

Një pritje 18-vjeçare do të përfundojë sonte mbrëma pasi që të dy skuadrat do të ndeshen në një derbi të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2005.

Lajm i keq për gjithë tifozët e Milanit është se Rafa Leao nuk do të luajë fare sonte, me Sky Sport dhe mediat italiane që tashmë e kanë konfirmuar këtë gjë.