Sporti

Lajm i keq për Mourinhon, rikthimi i Spinazzolas pritet të bëhet në sezonin e ardhshëm

01/28/2022 20:41
nga:E K

Mjeku i kombëtares italiane ka dyshime serioze se Leonardo Spinazzola do të mund ndihmojë Romën e Jose Mourinhos këtë sezon.

Spinazzola pësoi dëmtim të rëndë në ‘Euro 2020’ me kombëtaren e Italisë dhe ende nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“Dëmtimi që ai pësoi është shumë i rëndë për një lojtar. Rikuperimi është shumë i ngadaltë. Spinazzolën e pashë në Krishtlindje dhe ishte shumë optimist, edhe pa e ditur se kishte ende shumë për të bërë para kthimit. Testet në terren ende nuk kanë filluar. Mendoj se është më realiste që rikthimi i tij të jetë vetëm sezonin e ardhshëm”, tha Andrea Ferretti, duke folur për Il Divino.

/GazetaBlic Sport/