Sporti

Lajm i keq për Liverpoolin: Darwin Nunez humbet ndeshjen ndaj Aston Villas shkaku i një lëndimi

05/19/2023 17:08
nga:E K

Liverpool po përgatitet të përballet me Aston Villa këtë të shtunë, në ndeshjen e xhiros së 37-të. Skuadra e Jurgen Klopp ka ende shanse për të arritur në Champions League, duke qenë vetëm një pikë pas Manchester United dhe 4 nga Newcastle.

Trajneri gjerman tashmë e di se nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Darwin Nunez për ndeshjen me skuadrën e Unai Emery, përcjell GazetaBlic Sport.

“Darvini nuk do të jetë i disponueshëm. Ai ka një inflamacion të tendinit në gishtin e këmbës. Lëndimet afatgjata mbeten jashtë, pjesa tjetër është në dispozicion”, tha ai.

Klopp la lëvdata për Emery. “Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, ka qenë gjithmonë aty ku ka shkuar. Duke qenë se jemi në një ishull, njerëzit mendojnë se ai nuk do të kishte më mundësi pasi të ishte në Arsenal, por Premier League është shumë e vështirë dhe ai është kthyer”, ka vlerësuar ai.

Klubi njoftoi këtë javë përfundimin e kontratës së 4 lojtarëve veteranë: Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain. Klopp tha se do të jetë e vështirë të menaxhosh emocionet. Kjo lojë do të jetë shumë e ndërlikuar për disa arsye. Ne folëm me djemtë këtë javë dhe ishte shumë emocionuese teksa po u themi lamtumirë katër legjendave të Liverpool-it. Në futbollin profesionist asgjë nuk zgjat përgjithmonë”, tha gjermani.

/GazetaBlic Sport/