Sporti

Lajm i keq për Allegri, dëmtohet Bremer dhe pritet të mungojë gjatë

10/17/2022 15:28
nga:E K

Juventus humbet Bremerin. Mbrojtësi brazilian, i cili doli për shkak të dëmtimit gjatë derbit ndaj Torinos, do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për rreth 20 ditë.

Pas nokautit të pësuar në lojë, në fakt lojtari iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale të rastit që rezultoi me një dëmtim të shkallës së ulët në kofshën e majtë.

Koha e rekuperimit pritet të jetë rreth 3 javë.