Sporti

Lajm fantastik nga Portugalia, Distria Krasniqi siguron finalen e madhe

01/28/2022 15:35
nga:Mergim Rreci

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të sigurojë biletën finalen e madhe n♪7 Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.

Deri tani, Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez, shkruan GazetaBlic Sport.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e tretë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale xhudistja jonë e mposhti atë portugeze, Diogo Joana.

/GazetaBlic Sport/