Sporti

Lajm aspak i mirë për tifozët e Real Madridit | Lëndimi i Vinicius Junior mund të mungojë një muaj

08/28/2023 12:10
nga:L J

Një tjetër goditje për Real Madridin. Ndërsa madrilenët kanë shumë pak lojtarë në sektorin e sulmit, tashmë edhe Vinicius Junior ka pësuar dëmtim që mund ta lë jashtë fushave për një muaj.

Sulmuesi 23-vjeçar u detyrua të largohej pas 18 minutave në fitoren 1-0 të Real Madridit në La Liga të premten ndaj Celta Vigo, përcjell GazetaBlic Sport.

Skanimet e para të Vinicius treguan se ai do të jetë jashtë për të paktën një muaj, sipas mediumeve spanjolle.

Natyrisht një lajm aspak i mirë ky për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti që mbetet me pak lojtarë në sulm.

/GazetaBlic Sport