Sporti

Lajm aspak i mirë për Ballkanin, lëndohet mesfushori Qëndrim Zyba

08/20/2023 17:44
nga:L J

Mesfushori i Ballkanit, Qendrim Zyba është lënduar në ndeshjen ndaj Feronikelit 74′.

Zyba i cili ishte duke luajtur si startues në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës pësoi një dëmtim pas më shumë se gjysmë ore lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Daja e largoi nga loja, sepse Zyba nuk mund të vazhdonte më – teksa në vendin e tij u inkuadrua mbrojtësi Lumbardh Dellova.

Ky lajm nuk është aspak i mirë për Ballkanin, pasi ekipi kosovar do të luajë ndaj BATE Borisov të enjten në Play Off të Conference League.

Rezultati momental i duelit është 0-0.

/GazetaBlic Sport