I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, sot do ta vizitojë Kosovën.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për Gazeta Blic dje se Lajçak do të takohet me kryeministrin Kurti dhe zv/kryeministrin Bislimi, për një drekë pune.
“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajçak”, ka thënë Kryeziu për Gazeta Blic.


