Emisari i Posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë nesër Kosovën.
Ai pritet të arrijë në Kosovë kah mesi i ditës.
Kështu thonë burime të Gazeta Blic.
Nuk dihet ende agjenda e tij në Kosovë, por mësohet se ai do të udhëtojë për në Tiranë pas mesditës.
Vizitat e Lajçak në Kosovë janë bërë mjaft të shpeshta, që nga takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel./Gazeta Blic/


