Sekretari i Përgjitshëm i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar vizitën e të dërguarit europian për dialogun, Miroslav Lajçak, që pritet të vijë në Kosovë në datat 9-10 mars.
Ai dha dy arsye pse i njëjti do të vizitojë Prishtinën e Beogradin.
Makolli tha se nga deklaratat e deritanishme 11 pikat e marrëveshjes janë pranuar por mbetet të punohet rreth aneksit për aplikimin e këtyre pikave.
“Nga të gjitha gjërat që kanë ndodh deri tani nga takimi në Bruksel dhe të gjitha deklaratat që u dhanë aty dhe ato që ishin më pas si nga faktori ndërkombëtar po ashtu edhe nga Koosva dhe Serbia japin me tregu se ato 11 pikat tashmë janë pranu nga të dyja palët. Kurti deklaroi se do t’i nënshkruante por pala tjetër nuk e ka ba. Nëse lexohet ndërmjet rreshtave deklaratat e përfaqësuesve ndërkombëtarë është duke u punuar dhe se atë ditë nuk është rënë në ujdi rreth aneksit për aplikimin e këtyre pikave. Mendimi im është se diplomacia ‘fluturuese’ që do të bëhet këto ditë nga faktori ndërkombëtar, kanë me punu në anekse. Përndryshe parimisht janë pranu 11 pikat. Faktori ndërkombëtra insiston me qenë aneksi të jetë me të njëjtën baraspeshë me pikat, jo si më përpara që është nënshkru një marrëveshje pastaj është apliku sepse nuk ka patur udhërrëfyes se si të aplikohet. Tani kur të nënshkruhet kjo marrëveshje automatikisht do të thotë pranimi i atij udhëzimi, në udhëzim do të ceket qartë koha kur duhet me u përfundu sepse përpara ka qenë një praktikë e keqe sa i përket disa marrëveshjeve që janë nënshkru në letër por nuk janë apliku nga asnjëra palë” deklaroi Makolli për “Gazeta Blic.
Tutje Makolli potencoi se ndërkombëtarët duan të rregullojnë çështjet e hapura në Ballkan që mos t’i jepet hapësirë ndikimit rus.
“Ndërkombëtarët duan të rregullojnë çështjet në Ballkan edhe për faktin se gjithnjë ka qenë vatër “baruti”, dhe mos t’i jepet hapsirë ndikimit rus në Ballkan ose mos të tenton Rusia ta bartë një vatër krize në Evropë e cila do të ishte shumë e rrezikshme”

Vesel Makolli, Sekretar i Përgjitshëm i AKR-së
Edhe njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, deklaroi për “Gazeta Blic” se vizita e Lajçka të enjten në Kosovë e pastaj në Beograd është ne vazhdën e përgatitjes se fazës se dytë, atë të hartimit të planit te zbatimit i cili do t’ iu prezantohet palëve.
Jashari tha se SHBA dhe BE e kanë seriozisht që te bëjnë përmbylljen e këtij procesi me marrëveshje finale
“Vizita e paralajmëruar e ndërmjetësit ne dialog z.Lajçak, është ne vazhdën e përgatitjes se fazës se dyte atë te hartimit te planit te zbatimit i cili do te iu prezantohet palëve për nënshkrim si marrëveshje e plote, (marrëveshje baze dhe aneksi me planin e zbatimit)te planit evropian për marrëveshje finale.Duket qarte se bashkësia ndërkombëtare SHBA&BE e kanë seriozisht qe te bëjnë përmbylljen e këtij procesi me marrëveshje finale te cilën duhet ta nënshkruajnë z.Kurti dhe z.Vuçiç, për këtë arsye pritet qe sikur marrëveshja baze ashtu edhe plani i zbatimit do te iu servohet palëve ne versionin merre ose lere dhe nuk do te ju jepet mundësia qe te negociohet” deklaroi ai për “Gazeta Blic”

Shemsi Jashari, Analist
Ndërsa analisti, Arbnor Sadiku, ka një mendim ndryshe rreth vizitës së Lajçak në Prishtinë e Beograd.
Ai thotë se i njëjti pritet të ketë mesazhe të qarta se nëse nuk pranohet marrëveshja pritet të ketë sanksione politike dhe ekonomike për të dy shtetet.
“Natyrisht që ai vie për të marr inpute rreth progresit mbi normalizimin e raporteve midis Kosoves dhe Serbisë, si dhe paraqes formen e planit të veprimit lidhur realizimin e marrveshjen në fjalë.”
“Ai gjithashtu bart mesaszhet e superfuqive si SHBA, dhe BE, për dyja palët nëse nuk e pranojnë marrëveshjen në fjalë, sanksionet mund të jenë politike dhe ekonomike për Kosovën dhe Serbinë” dekalroi Sadiku për “Gazeta Blic”

Arbnor Sadiku, Analist
I dërguari europian për dialogun, Miroslav Lajçak, pritet të qëndrojë për vizitë të enjten dhe të premten në Prishtinë ndërsa me 13 dhe 14 mars pritet të jetë në Beograd.
Kjo vizitë e përfaqësuesit të lartë të BE-së, vjen para takimit final që do të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndër kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
/Gazeta Blic/


