Lajme

Lajçak: Biseduam për vazhdimin e dialogut dhe për përgatitjet e takimit të radhës Kurti-Vuçiq

09/15/2022 16:48
nga:Astrit Gashi

Ka përfunduar takimi mes emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, Lajçaku tha se me Kurtin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut, e po ashtu edhe për përgatitjet e takimit të radhës.

Ai nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm.

Megjithatë, Lajçak u shpreh se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak fillimisht është takuar me Kurtin, e më pas ndaras edhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi.

Në qeveri është parë të hyjë edhe zëvënds-shefja e misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Alyson Grunder.