Lajme

Lajçak: 30 ditëshi që e kërkoi Hovenier ishte ide e Borellit

08/01/2022 00:41
nga:Astrit Gashi

I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se ideja për shtyrjen e vendimit të reciprocitetit ishte e Josep Borrelli, shef i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e osep Borrelit për shtyrje për 1 mua të vendimit për reciprocitetit. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë. HRVP Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj USAmbKosovo për mbështetje të fortë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ambasadori amerikan Hovenier pas takimit me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin kishte propozuar që vendimi për reciprociteitn të shtyhet për një muaj.

Qeveria e Kosovës e ka pranuar këtë kërkesë për ta shtyrë vendimin e reciprocitetit.