Lajme

Lahi Brahimaj nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 Qershorit

05/12/2026 19:05
nga:Genita C

Lahi Brahimaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se, pavarësisht këtij vendimi, do të vazhdojë angazhimin e tij politik dhe kontributin për vendin.

Brahimaj ka bërë thirrje për mbështetje ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe për kandidatin për kryetar komune Ardian Gjini dhe liderin Ramush Haradinaj.