Sporti

Labinot Osmani: Ndaj Trepçës ’89 luajmë ndeshjen e vitit, do të japim atomin e fundit për t’u ngjitur në Superligë

05/27/2021 20:54
nga:Mergim Rreci

Dukagjini luan nesër ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës ’89.

Pritet  të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dy skuadrat që synojnë epitetin e Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini erdhi deri tek kjo ndeshje pasi javën e kaluar e mposhti Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë.

Sulmuesi i kësaj skuadre, Labinot Osmani u shpreh për GazetaBlic Sport se kjo ndeshje është një finale që duhet fituar.

Nesër na pret një ndeshje shumë e rëndësishme për arritjen e objektivit kryesor dmth inkuadrimin ne Superligë. Është ndeshje finale e sezonit që ne do të mundohemi maksimalisht të përgatitemi për këtë sfidë. Nëse analizojmë kampionatin edhe garën e Kupës po besoj që nesër është ndeshja më e rëndësishme e vitit, duke e patur parasysh se është një lojë për inkuadrim ne Superligë ose të vazhdojmë edhe 1 vit tjetër në garat e Ligës së Parë. Shpresoj që në fund do të jemi ne ata qe do t’i gëzohemi inkuadrimit në Superligë“, tha fillimisht Osmani për GazetaBlic Sport.

Më pas ai tha se pret një ndeshje me anagazhim të madh nga dy skuadrat dhe se do të japin atomin e fundit për inkuadrim në Superligë.

Pres që dy ekipet të luajnë lojë të vëmëndshme dhe të disiplinuar. Pres angazhim të pashoq dhe luftë deri në momentin e përfundimit të ndeshjes. Ne do të japim atomin e fundit për inkuadrimin në Superligë, por të shohim qa do të na sjell ndeshja e nesërme“, përfundoi Osmani.

/GazetaBlic Sport/