Ish sulmuesi i njohur kosovar, Labinot Osmani beson se skuadra e Ballkanit ka gjasa reale për të kaluar tutje në eliminatoret e Champions League.
Ballkani ka mposhtur Ludogorets me rezultatin 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluara para një jave në Prishtinë, teksa nesër duhet ruajtja e rezultatit për kalimin tutje.
Osmani thotë se Ballkani po luan mirë dhe mund ta kalojë ekipin kampion të Bullgarisë.
“Po mendoj që skuadra e Ballkanit në lojën e parë është paraqitur mjaft mirë dhe ka arritur një rezultat – por që i duhet të bëjë edhe një hap ose të ketë edhe një paraqitje përafërsisht sikur lojën e parë dhe të kalojë tutje”, tha fillimisht Labinot Osmani për ‘GazetaBlic Sport’.
Osmani thotë se beson se Ballkani me trajnerin Daja në krye mund të arrijë sa më lartë.
“Shpresoj me cilësinë që ka në skuadër dhe me qasjen që kanë që ta ruaj epërsinë dhe rezultatin e ndeshjes së kaluar. Unë mendoj që Ballkani ka krijuar një grup shumë të mirë dhe mjaft të komponuar mirë dhe shtoja faktin që ka në krye një trajner shumë të mirë, besoj që është njëra ndër skuadrat më të mira në vend. Për trajnerin Ilir Daja nuk besoj që duhet shumë fjalë dhe koment duke pa rezultatet si në kampionatin shqiptar po ashtu edhe në Kosovë me skuadrën e Ballkanit mendoj që është ndër trajnerët më të mirë në vitet e fundit. Besoj dhe shpresoj shumë që Ballkani të arrijë sa më lart, e pse jo edhe në fazën e grupeve që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”, vazhdoi ai.
Në fund, Osmani potencon se ky ekip i Ballkanit është “Dream-Team” i viteve të fundit.
“Ballkani është ekipi që vitet e fundit ka tregu suksese shumë të mëdhaja si në vend poashtu edhe në arenën ndërkombëtare, pra është një prej ekipeve më të mira në vitet e fundit gjë që tregojnë rezultatet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


