Sporti

La Liga po vendos kamera në dhomat e zhveshjeve të ekipeve, reagon lojtari i njohur: “Nuk pajtohem aspak, ajo është hapësira jonë private”

08/17/2023 09:34
nga:Lorik J

La Liga dëshiron të vendosë kamera në dhomat e zhveshjes së të gjitha klubeve në të gjitha stadiumet dhe në këtë mënyrë të monitorojë se çfarë po ndodh atje para dhe pas ndeshjeve, në mënyrë që të rrisë popullaritetin e kompeticionit.

Shikuesit mund të ndjekin atë që bëjnë lojtarët para ndeshjeve, por jo të gjithë janë entuziastë për këtë ide. I pari që foli ishte portieri i Athletic Bilbaos dhe i kombëtares spanjolle, Unai Simon:

“Dhoma e zhveshjes është hapësira jonë private. Është vetëm për ne, jo për publikun. Aty bëhen gjëra për të cilat ne nuk duam që askush jashtë ekipit t’i dijë. E di që shumë lojtarë ndajnë këtë mendim. Është hapësira jonë private dhe nuk është e drejtë që u mor një vendim i tillë”, tha spanjolli.

“Nuk më pëlqen një vendim i tillë dhe e di që nuk do të ndihem i relaksuar kur ta di që po filmohemi. Është hapësira jonë e shenjtë dhe dikush mendoi të vendosë një aparat fotografik. Ky është mendimi im, por e di se askujt nuk i pëlqen dhe nuk është e drejtë që privatësia jonë në dhomat e zhveshjes të kërcënohet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport