LA Lakers kaluan në epërsi 3:1 dhe fituan ndeshjen më të madhe në play-offin e NBA-së deri më tani, duke mposhtur Golden State Warriors 104:101 në ndeshjen e katërt të serisë, e cila tashmë kalon në San Francisco. Pas fitores bindëse prej 30 pikësh në ndeshjen e tretë, Lakers morën fitore mbrëmë në një duel që u vendos nga gabimet e mysafirëve.
Lakers luajtën një lojë të shkëlqyer, në mbrojtje dhe në sulm përmbushën pothuajse në mënyrë perfekte gjithçka që ishte dakorduar, përcjell GazetaBlic Sport.
LeBron James ishte më i miri i Lakers me 27 pikë, nëntë kërcime dhe gjashtë asistime. Austin Reaves shtoi 21 pikë, por heroi i vërtetë i Lakers ishte Lonnie Walker, i cili nuk ishte në rotacion në shtatë ndeshjet e para të play-off-it dhe mbrëmë i shënoi të 15 pikët e tij në çerekun e katërt.
Vetëm 13 herë në historinë e play-off-it të NBA-së, një ekip që humbi 3:1 arriti të kthejë serinë, dhe mes tyre ishin Warriors 2016, të cilët eliminuan Oklahoma Cityn.
/GazetaBlic Sport
"We don't win this game without Lonnie Walker tonight. That's for sure."
LeBron James on Lonnie Walker IV's 4th QTR performance in Game 4 pic.twitter.com/udd4MgieSU
— NBA on TNT (@NBAonTNT) May 9, 2023


