Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhjen ku do të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Kryesisë së partisë, raporton Gazeta Blic.
Gjithashtu, në këtë mbledhje do të zgjedhen edhe organet tjera drejtuese të PDK-së.
Memli Krasniqi, i cili udhëheq me këtë parti, ka vendosur që sekretar të saj ta emërojë, ish-kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemajli.
Xhemajli pritet ta marrë postin e sekretarit të PDK-së, teksa në orën 18:30, Krasniqi do t’i bëjë publik edhe emrat e të gjithë anëtarëve të Kryesisë së re të partisë.
Gazeta Blic do ju mbajë të informuar për secilin zhvillim brenda kësaj mbledhje të Partisë Demokratike të Kosovës.


