Sporti

Ky pritet të jetë formacioni i Tiranës për ndeshjen ndaj Besiktas

07/27/2023 13:31
nga:Mergim Rreci

Tirana ka përfunduar stëvitjen e fundit në Turqi në prag të ndeshjes së sotme përballë Besiktas, e vlefshme për kualifikueset e Conference League.

Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, ka analizuar mirë lojën e kundërshtarit dhe ka bërë në mendjen e tij gati skemën dhe rreshtimin e ekipit.

Shehi ka të gjithë lojtarët në dispozicion në sfidën ndaj Besiktas dhe ai do të hedhë më të mirët në fushë.

Formacioni i mundshëm:

Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Hasani, Latifi, Abazaj.

/h.ll/abcnews.al