Sporti

Ky është reagimi i Leart Paqaradës pas largimit të Bernard Challandes nga Kosova

10/13/2021 21:57
nga:Lorik J

Mbrojtësi i njohur kosovar, Leart Paqarada ka reaguar pas shkarkimit të Bernard Challandes.

“Faleminderit dhe fat të mbarë trajner”, shkroi Paqarada  në një postim në rrjetin social, Instagram.

Vlen të theksohet se Paqarada nuk është grumbulluar në disa ndeshje të fundit, pasi kishte bërë të ditur se nuk do të vijë tek Kosova për sa kohë që Challandes është pjesë e ‘Dardanëve’.

Pritet të shihet nëse Paqarada do të ftohet nga trajneri i ardhshëm i Kosovës…

/GazetaBlic Sport