Lajme

Ky është parashkimi i motit për javën e ardhshme

05/14/2023 18:54
nga:Genita C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme.

Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celcius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius’’

Për ditën e martë është parashikuar të jetë mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezent. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Ditën e mërkurë pritet të jetë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

Të enjten pritet të jetë mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Ndërsa të premten parashikohet mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.