Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

06/21/2021 07:00
nga:Q R

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë, shkruan GazetaBlic.

Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.

“Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme. Kjo situate meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë. Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (21 – 25 qershor 2021)

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme. Kjo situate meteorologjike do të kushtëzoj mot të nxehtë dhe me vapë. Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Lutfi Haziri nis mobilizimin për zgjedhjet lokale të 17 tetorit