Sporti

Ky është orari i ndeshjeve të Ballkanit në grupet e Conference League

08/26/2022 10:28
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Shkupin mbrëmë me rezultatin 1:0 për të siguruar kualifikimin në grupet e Conference Leagues.

Goli i Meriton Korenicës në minutën e 69’të “vulosi” kalimin tutje të Ballkanit me rezultatin e përgjithshëm 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë Ballkani po pret shortin e Conference League që hidhet nga ora 14:30, për të kuptuar kunërshtaret.

Megjithatë, orari i ndeshjeve është bërë i ditur nga UEFA.

Më poshtë keni orarin se kur do t’i zhvillojë Ballkani ndeshjet historike:

Ndeshja e parë: 8 shtator 2022
Ndeshja e dytë: 15 shtator 2022
Ndeshja e tretë: 6 tetor 2022
Ndeshja e katërt: 13 tetor 2022
Ndeshja e pestë: 27 tetor 2022
Ndeshja e gjashtë: 3 nëntor 2022

/GazetaBlic Sport