Dusan Vlahovic është duke kaluar testet mjekësore me Juventusin dhe sipas raportimeve në Itali, ai do të mbajë numrin 28.
Vlahovic sot mbush 22 vjeç dhe do të festojë duke nënshkruar një kontratë 7 milionë euro në vit me “Zonjën e Vjetër” për katër vitet e gjysmë, përcjell GazetaBlic Sport.
Vlahovic mbërriti në J Medical në mëngjes për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me gjigantët e Serie A.
Sipas Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport, Vlahovic ka zgjedhur numrin 28 për gjashtë muajt e tij të parë në Torino.
Vlahovic mund të kalojë në numrin 9 sezonin e ardhshëm pasi Alvaro Morata pritet të kthehet në Atletico Madrid në fund të huazimit të tij në qershor.
/GazetaBlic Sport/


