Lajme

Ky është komplet raporti i Thesarit, që dëshmon dështimin e shtetit në realizimin e projekteve kapitale

08/14/2022 19:18
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka publikuar pjesë të raportit të Thesarit për 6 mujorin e parë të këtij viti.

Sipas këtij raporti, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, Qeveria e Kosovës me gjithë mekanizmat buxhetor të shtetit ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për shpenzime kapitale.

Nga gjithsej 727 milionë sa kanë qenë të planifikuara për periudhën 6 mujore të këtij viti, shteti ka realizuar vetëm 147 milionë euro.

Gazeta Blic sot do ta publikojë të plotë këtë raport financiar të përpiluar nga Thesari i Shtetit.

Nga organizatat buxhetore, sipas raportit të Thesarit të Kosovës, për 6 mujorin e parë të këtij viti, të cilin e ka siguruar Gazeta Blic, del se Ministria për Komunitete dhe Kthim ka përqindjen më të lartë në investime kapitale, me 35%.

Pas saj, vjen Ministria s Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu. Kjo ministri ka realizuar 15% të investimeve kapitale.

Pasojnë Ministria e Arsimit me 10 për qind, ajo e Bujqësisë me 9 për qind. Ndërkaq, katër ministri kanë dështuar totalisht në realizimin e investimeve kapitale.

Gazeta Blic e ka siguruar Raportin Financiar 6 mujor: Nga 1 janari 2022 e deri më 30 qershor 2022. Sipas këtij raporti, përgjatë periudhës 6 mujore vetëm 11 për qind e buxhetit për investime kapitale janë shpenzuar.

Katër ministri të Qeverisë së drejtuar nga Kurti, nuk kanë realizuar asnjë projekt për këta 6 muaj, shkruan Gazeta Blic. 1. MINISTRIA E EKONOMISË, e drejtuar nga Artane Rizvanolli, me buxhet vjetor për investime kapitale prej 16,154,144 Euro, i ka shpenzuar 0 %.

• Projekte si EKONOMIA DIXHITALE NË KOSOVË në vlerë prej 1,437,539 Euro nuk ka nisur, e as që do të arrijë të kryhet deri në fund të vitit.
• Ministria e Ekonomisë ka buxhetuar 0 Euro për rritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike.

2. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e udhëhequr nga Rozeta Hajdari me buxhet për investime kapitale prej 4,470,000 euro, në 6 mujorin e parë ka realizuar 0 % në këtë kategori;

3. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që drejtohet Elbert Krasniqi e cila ka buxhet për këtë kategori në shumën prej 5,455,000 euro, po ashtu e ka 0 % realizimin e projekteve kapitale;

Janë mbi 5 milionë euro projekte në Komuna të Kosovës që i ka bllokuar vetëm kjo Ministri në 6 muajt e parë të vitit 2022.

4. Ministria e Zhvillimit Rajonal, e udhëhequr nga Fikrim Damka ka buxhet prej 1,760,000 euro, ndërsa realizimi është zero.

Ditë më parë edhe Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë ngritur shqetësim për realizimin e investimeve kapitale.

 

 

Dështimi i Donika Gërvallës: Realizoi vetëm 2% të investimeve në projekte kapitale

“Krahu i djathtë” i Albin Kurtit realizon vetëm 1% të projekteve kapitale