Lajme

Dështimi i Donika Gërvallës: Realizoi vetëm 2% të investimeve në projekte kapitale

08/14/2022 09:21
nga:Gazeta Blic

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla ka dështuar në realizimin e projekteve kapitale, shkruan Gazeta Blic.

Sipas raportit 6 mujor të Thesarit të Shtetit, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Donika Gërvalla ka realizuar vetëm 2% të investimeve në projektet kapitale.

Sipas këtij raporti, nga 10 milion e 995 mijë euro, janë kryer gjithesjtë pagesa 217 mijë e 941 euro.

Hiq më mirë se Donika Gërvalla nuk qëndrojnë as ministrat tjerë.

Madje, katër prej tyre nuk kanë realizuar asnjë projekt.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ai i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka nuk e kanë realizuar as edhe një projekt, shkruan Gazeta Blic.

Dështim total: Katër ministri asnjë cent investime kapitale në 6 muajt e parë të vitit 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili konsiderohet edhe si krahu i djathtë i Albin Kurtit, në qeverinë aktuale ka dështuar në realizimin e projekteve kapitale.

“Krahu i djathtë” i Albin Kurtit realizon vetëm 1% të projekteve kapitale

Sipas Raportit Financiar të Thesarit të shtetit për 6 mujorin e parë të vtiti 2022, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic, Murati ka arritur që ta realizoj vetëm 1 për qind të investimeve në projektet kapitale.

Sipas raportit të Thesarit të cilin e ka siguruar Gazeta Blic, Ministria për Khtim dhe Komunitete ka arritur që të realizoj më së shumti projekte kapitale.

Pasojnë Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu me 15% të realizimit të projekteve kapitale, ajo e Arsimit, e Bujqësisë…

Ndërkohë, në nivel vendi vetën 11 për qind është arritur realizimi i projekteve kapitale.

Shteti e “paralizon” ekonominë: Realizoi vetëm 11 për qind të investimeve në projektet kapitale