Sporti

Ky është gjyqtari i finales Gjilani – Prishtina

06/05/2023 09:36
nga:L J

Koha për finalen e madhe të Kupës së Kosovës. Gjilani dhe Prishtina ndeshen sonte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjilani kërkon trofeun e munguar për 23 vite, derisa Prishtina për herë të fundit e ka fituar në edicionin 2019/20.

Gjilani ka të siguruar Evropën, teksa kërkon ta mbyllë edicionin me Kupën e Kosovës. Ndërsa, Prishtina pretendon ta fitoi Kupën dhe shpreson përgjigje pozitive nga CAS për licencim në mënyrë të jetë pjesë e Evropës, ndryshe shkon Dukagjini.

Sipas burimeve të Arena, Visar Kastrati do jetë gjyqtari kryesor, i ndihmuar nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Kurse në sistemin VAR do të jenë Burim Jahmurataj dhe Granit Hyseni.